Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e së enjtes sa i përket rrugëtimit të vaksinave në vendin tonë duke zbuluar detaje të tjera.
I pyetur në ‘Open’ nëse ai vetë ka pasur ndonjë shqetësim pasi mori dozën antiCovid, ai u shpreh se nuk ka asnjë shenjë.
“Nuk e di ëfarë domethënë që vaksina ka mbërritur dorazi sepse s’ka ndonjë dorë aq të gjatë sa të shtrihet matanë kufijve. Ato kanë mbërritur si kudo, me kushte dhe mjete transporti që s’mund t’ua them. Kanë qenë të shoqëruara nga njësi special sigurie derisa kanë mbërritur në vendin tonë. Emrin e vendit nuk do ta them sepse n aka kërkuar vetë konfidencialitet” – tha kryeministri.
Rama shtoi se kjo paketë dozash ka qenë një dhuratë për Shqipërinë.
“Unë i kërkova ato doza si lypësi më i dalluar, sepse ka pasur edhe vende të tjera që i kanë kërkuar” – tha ai.
/JavaNews/a.r