Kina u bëri thirrje të enjten Shteteve të Bashkuara për të ndaluar të gjitha kontaktet zyrtare dhe ushtarake me rajonin kinez të Tajvanit, duke paralajmëruar kundërmasa si përgjigje ndaj anulimit të vizitës së një diplomateje amerikan në këtë rajon.
Në një konferencë të rregullt për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin me përpikmëri politikën e ‘Një Kine’ dhe tre komunikatat e përbashkëta Kinë-ShBA, duke ndaluar të gjitha shkëmbimet zyrtare me rajonin e Tajvanit. Një udhëtim i planifikuar në rajonin kinez nga ambasadorja e ShBA-së në Kombet e Bashkuara Kelly Craft u anulua si pjesë e një anulimi të madh të të gjitha udhëtimeve nga Departamenti amerikan i Shtetit këtë javë, deklaroi të martën një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit. Anulimi i udhëtimit është në përputhje me anulimin e Departamentit të Shtetit për udhëtimet jashtë vendit para inaugurimit të Joe Biden për të siguruar një kalim “të qetë dhe të rregullt” në administratën e re, sipas zëdhënësit.
Zëdhënësi i diplomacisë kineze ritheksoi se Kina kundërshton çdo shkëmbim zyrtar midis ShBA-së dhe rajonit të Tajvanit dhe e paralajmëroi palën amerikane që të mos vijojë hedhjen e hapava të mëtejshëm në rrugën e gabuar.
“Kina do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e saj kombëtar dhe interesat e sigurisë,” tha Zhao. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo gjithashtu anuloi një vizitë zyrtare në Evropë për të njëjtën arsye. Craft kishte planifikuar të bënte një vizitë treditore në rajonin kinez të Tajvanit duke nisur nga e mërkura, njoftoi më parë Pompeo. Masa u kundërshtua fuqimisht nga Kina e cila thekson me vendosmëri që rajoni i Tajvanit është një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës dhe paralajmëroi që pala amerikane do të paguajë një çmim të lartë nëse vepron në mënyrë të gabuar.
/a.r