Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 45-vjeçarit, Ylli Ibrahimi.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se kanë qenë dy persona me motor, të cilat dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri.
Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti.
Njoftimi i policise
Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
g.kosovari