Nisja e vaksinimit në Shqipëri nuk është duartrokitur nga PD dhe LSI sikurse ka ndodhur në çdo vend ku opozita është normale. Përkundrazi, Lulzim Basha ka nxitur edhe mediat pranë saj që të vjellin vrer ndaj lajmit më të mirë që ka marrë Shqipëria prej një kohe të gjatë. Pas blofit se Edi Rama është vaksinuar jashtë vendit (teksa e kudnërta u vërtetua dje kur kryeministri e mori dozën në Tiranë), orkestruesit e panikut kanë luajtur sot me numrin e dozave të mbërritura.
Kështu, Syri.net ka publikuar sot ‘zbulimin’ se numri i dozave të ardhura në vend është 195, shkruan portali Lexo.al. Nga inati, apo nga dashakeqësia, portali i opozitës shkruan se vaksinat kanë mbërritur disa orë para mbërritjes së Ramës në ‘Air Albania’. Detajet se kur dhe si ka mbërritur vaksina janë të tepërta, pavarësisht se vetë ISHP ka publikuar edhe kushtet frigoriferike -80 gradë ku ajo ruhet në Shqipëri, apo se si ka udhëtuar drejt vendit tonë.
Më e rëndë tek dizinformimi i publikut është fakti se opozita mendon se dozat numërohen dhe transportohen si kokrra veze. Në fakt, vaksinat paketohen në flakonë ku një i tillë mban 5 doza. Me një matematikë të thjeshtë 195 flakonë me nga 5 doza, bëjnë 975 doza. Pra ekzaktësisht numri i deklaruar dje nga qeveria. Ato kanë ardhur në kontenierë me akull të thatë ku mund të qendrojë deri në dy javë dhe ruhet në kushtet frigoriferike minus 80 gradë celcius.
Lexo.al sjell më poshtë edhe foton e publikuar nga doktoresha Silva Bino, shumë orë përpara sesa opozita të ‘tërbohej’.
Kur nuk Luli matenatike te dine te theret ne PD