Gjatë 24 orëve të fundit, janë gjobitur 421 qytetarë në të gjithë vendin të cilët nuk mbanin maskë në rrugë, sipas rregullave të përcaktuara anti-covid.
Të gjithë u gjobitën me 30 mijë Lekë të vjetra secili. Ndërsa në komisariat u shoqëruan 4 persona, të cilët nuk kanë pranuar t’u tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit. Edhe ata u gjobitën me 30 mijë Lekë të vjetra pas verifikimit dhe më pas u lanë të lirë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 7 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me 100 mijë Lekë të vjetra gjobë secili.
/a.r