Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fier, në zonën ku edhe është vendosur se do të ndërtohet spitali rajonal nga Turqia.
Bashkë me një ekip që e shoqëron, kryeministri ndodhet në Fier dhe po sheh nga afër zonën ku pritet të ndërtohet për tre muaj spitali i ri,
Kujtojmë se prej ditësh banorët kanë protestuan kundër ndërtimit të spitalit duke u shprehur se toka ku edhe do të ndërtohet , është i vetmi burim jetese për ta.
Nga ana tjetër për shkak se është lënë periudha 3 muaj si afat për ndërtimin, Rama ka zbuluar se i është ofruar një marrëveshje familjeve.
Ai tha se një prej garancive që i është dhënë familjeve është se në pjesën e tokës private që nuk përfshin ndërtimin e spitalit, këto familje mund të ngrenë njësi shërbimi për ata që vijnë dhe spital.
Rama shtoi se po ashtu, familjeve i është ofruar që për çdo ditë vonese për pagesën e shpronësimit qeveria do paguajë dëmshpërblim.
g.kosovari