Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se pas rishikimit të masave anti -COVID, Mali i Zi ka vendosur të anulojë masën e ndalimit të komunikacionit ndërurban.
Po ashtu, duke filluar që prej datës 12 janar 2021, do të lejohet hyrja e lirë e të gjithë shtetasve të huaj në Malin e Zi, përfshirë shtetasit shqiptarë, pa detyrim për të paraqitur një test negativ PCR.
Sipas MEPJ, këto masa do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të dytë.
g.kosovari