Qarku i Lezhës për herë të parë pas disa ditësh nuk ka pasur reshje në 24 orët e fundit. Problemet vijojnë ende edhe pse jo në masën e ditëve që lamë pas, pasi 2 mijë e 600 hektarë tokë janë ende nën ujë.
Ndërkohë 30 familje janë evakuar, në Bashkinë e Lezhës 27 dhe 3 në Bashkinë Kurbin 3. Po ashtu në tre lumenjtë Drin, Gjadër e Mat ka rënie të nivelit të ujit që do të thotë se s’ka më përmbytje të mëtejshme të tokave.
Ndërkohë asnjë aks në qarkun e Lezhës nuk ka më probleme teksa furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vijon pa problem.
NJOFTIM ZYRTAR
Situata në qarkun Lezhë, deri në orën 09.00, të datës 12.01.21,
-Në shkallë qarku gjatë 24 orëve nuk kemi patur reshje.
-Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC në bashkitë, kemi:
-kemi 30 familje te evakuara, konkretisht; 27 në bashkinë Lezhë dhe 3 në bashkinë Kurbin;
-Nga Drejtoria Rajonale e Monumeteve të Kultures Shkodër, informohemi se gjatë inspektimit të Ura Zogut, “monument kulture”, mbi lumin Mat, si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet e fundit u konstatua se kemba ku mbeshtetet harku i fundit ka çeduar duke sjelle per pasoje edhe uljen rreth 15 cm të trasese se ures, duke rrezikuar seriozisht shembjen e ures.
-rezervuarët janë në monitorim dhe vazhdon shkarkimi i tyre;
-gjendja e akseve rrugore eshte pa probleme.
-furnizimi me ujë dhe me energji elektrike eshte pa probleme;
-kemi të përmbytura rreth 2600 ha tokë bujqësore dhe konkretisht:
-në bashkinë Lezhë 2500 ha tokë bujqësore.
-në bashkinë Kurbini 100 ha takë bujqësore.
Niveli i ujrave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë
-lumi Drin, niveli 1.2 m, renie 0.8 m;
-lumi Gjadër, niveli 6 m, renie 0.7 m;
-lumi Mat, niveli 3 m, renie 1 m;
-në hidrovorin Balldre, niveli -1.00 m, ska renie.
– në hidrovorin Ishull Shengjin, niveli -0.5 m poshtë kuotes kritike,
-në hidrovorët Gocaj dhe Grukë zezë, 50 cm renie.
– në hidrovrin Tale, niveli – 0.15 m renie -5 cm.
– në hidrovorin Shllinza, niveli -0.8, renie 50cm.
– në hidrovorin Droje, niveli 00.00, renie 40cm.
-hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike.
-Shtabet emergjencave dhe strukturat përkatese, janë në gatishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e shirave.
g.kosovari