Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk e ka për herë të parë që ndërhyn për të pajtuar dy palë të ndryshme.
I ftuar në “Opinion”, Haxhiu tha se edhe në kohën kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së do të arrinin pikën më të nxehtë pasi Ankaraja arrestoi një prift amerikan me akuzën se mbështeti grushtin e shtetit në vitin 2016, Rama është munduar të ndërhyjë.
Referuar ndërhyrjes mes Turqisë dhe Greqisë, Haxhiu nxorri në pah historinë me Amerikën, duke shtuar më tej se Rama nuk e kishte për herë të parë këtë gjë.
Pjesë nga biseda
Baton Haxhiu: 2 vjet e gjysmë herët e kemi pasur një debat për priftin. Rama nuk po e bën për herë të parë. Ka qenë ndërmjetësues edhe për lirimin e priftit që ka qenë i burgosur në Stamboll dhe negociata ka zgjatur disa ditë. Pastori që u arrestua si mbështetës i grushtit të shtetit. Rama për ditë të tëra ka negociuar për priftin.
Agim Nesho: Ti mbushte mendjen Erdoganit?
Baton Haxhiu: Ti mbushte mendjen Erdoganit për arsye se ndodhi një gjë shumë e rëndë nëse ju kujtohet kur Amerika vendosi sanksione ndaj Erdoganit. Pikërisht ndodhi ai negocim.
g.kosovari