Ish-ministri Bushati: Për herë të parë e sistemuam, e vendosëm dhe e ballafaquam me palën greke “Detin”

Bushati Ne Real Story

 

TIRANË

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka folur mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 për çështjen e detit dhe problematikat në vite me Greqinë.

Bushati foli për një proces sistematik dhe tha se qeverisë “Rama” duhet t’i njihet merita sepse për herë të parë e sistemuam, e vendosëm dhe e ballafaquam në tryezë me palën greke.

“Besoj që ka një rregull në politikë dhe për më tepër në diplomaci. Për 5 vjet e gjysmë kam qenë ministri i jashtëm i Shqipërisë, dhe që nga momentet që kam marrë këtë detyrë të rëndësishme një nga dosjet më të rëndësishme për mua dhe për politikën e jashtme të Shqipërisë është dosja me Greqinë. Kam bërë një shkrim që do thosha më tepër është përshkrues, i nxitur edhe nga spekulimet e shumta për këtë çështje. Mendoj që ndoshta nuk e kam ende ftohtësinë e duhur, sepse vetëm me kalimin e kohës ti fiton një lloj ftohtësie për t’iu rikthyer ngjarjeve dhe për t’i përshkruar dhe për t’i shtjelluar siç duhet, por kam synuar për t’i dhënë këndvështrimin e qeverisë për çështjet që janë në tavolinë me Greqinë dhe gjithashtu për t’iu dhënë përgjigje shumë spekulimeve dhe kjo është arsyeja që kam thënë që për ne Greqia është një partner strategjik, nuk duhet ta shohim as me paranojë, as me inferioritet.
Ne kemi arritur, qeveria Rama është qeveria e parë e pas komunizmit në Shqipëri, që në 2013 arrin të përfshijë çështjen çame si pjesë të programit të politikës të votëbesuar në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria e parë që e përfshiu në një paketë të gjithë problematikën e çështjeve me Greqinë, pra që është një problematikë 80-vjeçare në mënyrë sistematike dhe është vendosur në tryezën e bisedimeve me palën greke. Jam përpjekur në shkrim për të sqaruar të gjitha sekuencat dhe të gjitha momentet më të rëndësishme që nga momentet e para të 2013-ës, në nivel ministrash të jashtëm, qeverinë Samaras-Venizelos, në takimin mes dy kryeministrave Rama-Samaras në samitin në Uells, me qeverinë Tsipras, me mekanizmin dy palësh që u ngrit, me letërkëmbimet ku të dy shtetet tona sqaruan këndvështrimet tona në këtë çështje. Pse them që ishte një proces sistematik, sepse kur i jam kthyer dosjes në Ministrinë e Jashtme, çështja e ligjit të luftës për shembull është një çështje që është trajtuar që në takimin e presidentit të kohës, Alia me ministrin e Jashtëm grek Papulias. Çështja çame është ngritur në takimin e kryeministrit Aleksandër Meksi me kryeministrin Mitsotaqis, babain e kryeministrit aktual dhe më takimin Meta-Simitis. Çështjet nuk është se nuk ishin ngritur dhe nuk është se me ne fillon historia e raportit me Greqinë, por besoj, natyrisht jam subjektiv, ne duhet të na njihet merita sepse për herë të parë e sistemuam, e vendosëm dhe e ballafaquam në tryezë me palën greke. Natyrisht të vendosësh çështjet në tryezë është njëra anë, mbase më e lehtë se sa të skicosh rrugëzgjidhje. Ne u përpoqëm për të ndërtuar një mekanizëm besimi”, deklaroi Bushati.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com