EMRI+FOTO/ Gjykata britanike bën fajtor një shqiptar për vdekjen e 39 emigrantëve vietnamezë

Gazmir Nuzi1

BRITANI E MADHE

Një burrë, që u përfshi në rrjetin e trafikut të njerëzve, gjë e cila rezultoi me vdekjen e 39 emigrantëve nga Vietnami në një kamion që shkonte për në Britani, u dënua nga gjykata britanike.

Shtetasit vietnamezë, të moshës midis 15 dhe 44 vjeç, u mbytën në kamion frigoriferik gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë për në Purfleet në Essex të Britanisë, shkruan BBC.

Gjykata e Old Bailey burgosi për 10 muaj, shqiptarin Gazmir Nuzi, 43 vjeç, banues në Tottenham, në veri të Londrës. Vitin e kaluar, ai pranoi akuzën, duke thënë se donte të lehtësonte rrugën për emigrantët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Babai i tre fëmijëve e kishte pranuar rolin e tij të kufizuar në kontrabandë, por mohoi të ishte anëtar i grupit të krimit të organizuar, edhe pse udhëtimet e tij drejt territorit britanik ishin të shumta.

Në Gjykatë u tha se shtetasi shqiptar mori nipin e tij dhe një burrë tjetër pasi ata ishin kontrabanduar në Britani në pjesën e pasme të një kamioni më 11 tetor 2019. Pak më pak se dy javë më vonë, 39 personat vdiqën ndërsa ndoqën të njëjtën rrugë, pasi kishin qenë në kontejner për të paktën 12 orë.

Rasti mori dhenë në mediat briitanike. Megjithatë, Prokuroria tha se Nuzi nuk ishte anëtar i ndonjë bande kriminale.

Nuzi ka muaj që është në paraburgim dhe i tha gjykatësve se duhet të dalë nga qelia, sepse ka shlyer dënimin tashmë. Shtatë burra të tjerë, të dyshuar po për këtë rast, të trafikut të 39 njerëzve, janë ende në proces. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com