TIRANË, 11 janar/ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po bashkëpunojnë për të siguruar furnizimin pa ndërprerje me energji të hidrovoreve.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi deklaroi sot se falë bashkëpunimit efikas me OSHEE-në është bërë e mundur që deri tani hidrovoret në të gjithë vendin të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike.
Edhe drejtoritë rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve, shtoi ajo, po monitorojnë me kujdes situatën duke ndërhyrë në çdo rast.
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta shiu dhe bore duke krijuar vështirësi në disa bashki, ku ka pasur prurje të shtuara të lumenjve dhe dalje të ujit në toka bujqësore. /a.a/r.e/