Provinca veriore e Kinës Hebei përfundoi një program testimi masiv në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Rreth 17 milion njerëz u testuan, më shumë se 10.2 milion prej tyre në Shijiazhuang dhe 6.7 milion në qytetin Xingtai, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Testimi masiv filloi të mërkurën e kaluar pasi të dy qytetet raportuan përhapjen më të madhe të rasteve të reja me koronavirus.
Por edhe pse u kryer një testim masiv, u raportuan vetëm 82 raste me COVID-19. Javën e kaluar, Kina vendosi Shijiazhuang në izolim, duke vendosur disa nga masat më të rrepta që nga Marsi i vitit të kaluar.
Banorët ndalohen të largohen nga qyteti dhe u kërkohet të vetëkarantinohen në shtëpi për një javë. I gjithë transporti publik është pezulluar, autostradat kryesore janë bllokuar dhe stacionet e trenave dhe autobusëve janë mbyllur, ndërkohë dhe fluturimet janë anuluar.
/a.r