Historia e një shqiptari nga Vlora ka bërë bujë edhe në mediat britanike. Bëhet fjalë për Astrit Kapajn, për të cilin thuhet se ka arritur që të grabisë mbi 200 shtëpi, dhe sende me vlerë deri në 10 milionë sterilna.
Por një gjykatë ka marrë vendimin që ai të kthejë mbrapsht vetëm 1 paund, pasi nuk ka prova që vërtetojnë akuzat.
Kapaj u dënua me 14 vite burg në vitin 2019 dhe për mos-gjetjen e sendeve të grabitura apo parave në bankë e asete në Shqipëri, do të duhet të paguajë vetëm 1 paund.
Në Londër ai vidhte kryesisht banesat e personazheve të njohur.
/a.r