Lideri koreano-verior, Kim Jong-un deklaroi se aktiviteti i kombit të tij duhet të përqendrohet te “gjunjëzimi i armikut të vet të madh”, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Media shtetërore e vendit, KCNA sqaroi se Kim i bëri këto komente, teksa i drejtohej Kongresit të 8-të të Partisë Punëtore në Korenë e Veriut.
“Aktivitetet tona të jashtme politike duhet të përqendrohen tek armiku ynë kryesor dhe pengesa themelore për zhvillimin tonë revolucionar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, citohet të ketë thënë ai, sipas NBC News.
Me herët sakaq ishte shprehur për zgjerimin e arsenalit bërthamor të vendit. Kim tha se planet për një nëndetëse bërthamore tashmë janë pothuajse të plota. Komentet e tij vijnë derisa presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden përgatitet të marrë detyrën. Analistët të ndryshëm mendojnë se deklaratat e udhëheqësit koreano-verior janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi qeverinë e ardhshme amerikane.
Tonet e tij u ulën ndjeshëm me presidentin në largim të SHBA-së, Donald Trump, pavarësisht se shumë pak përparim konkret i bënë negociatat mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut./a.p