Tre ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një mot me reshje shiu dhe dëborë, ku në shumë zona ka pasur përmbytje dhe dëmtime të rrugëve.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, deri më tani nuk ka akse të bllokuara në vend për shkak të motit të keq.
Në orët e mbrëmjes së kaluar ka pasur reshje intensive dëbore në Kukës dhe Tropojë.
Ndërkohë ka pasur probleme në aksin Elbasan-Librazhd, për shkak të rënies së gurëve.
Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin./a.p