Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se shembja e një pjesë në rrugën e Borshit është si pasojë e korrupsionit.
Ish-deputetja Nada Meçorapja tha se janë rreth 14 milionë euro që Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtur aksin e Jugut, por në vendngjarje është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim.
Demokratët thanë se Rama ka premtuar rrugë me standarde, por duke iu referuar rrugës së dëmtuar në Borsh thanë se ai ka menduar vetëm për vete dhe oligarkët.
/a.r