Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi uroi sot rifillimin e procesit mësimor ditën e hënë duke sjellë mesazhe sensibilizuese të vetë nxënësve për zbatimin e rregullave të higjienës dhe masave antiCOVID.
Nëpërmjet mesazheve të fëmijëve, ministrja Kushi ka uruar nxënësit dhe mësuesit për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor.
Njëkohësisht, ajo apelon fort që gjithsecili prej nesh të jetë i kujdesshëm në respektimin e këtyre rregullave që janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit dhe rikthimin sa më parë në jetën normale të mëparshme.
“Më këtë video ku me shumë dashuri përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! Suksese e mbarësi të gjithëve!”, shprehet ministrja Kushi.
Mësimi i alternuar në arsimin parauniversitar pritet të nisë nesër pas pushimeve të dimrit që këtë vit zgjatën pak më shumë si vendim parandalues në përhapjen e pandemisë.
/a.r