Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione në lidhje me situatën që gjenden rrugët në vend pas përmbytjeve. Në ‘Facebook’ ata bëjnë të ditur se në Kalimash-Fushë Arrëz po punohet akoma për pastrimin e rrugës, si dhe në Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar sinjalistika provizore.
ARSH bën të ditur se nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në akset kombëtare.
NJOFTIMI I ARSH:
Gjatë natës dhe ne orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu që kanë sjellë edhe rënie gurësh e materialesh në rrugë. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar new jersey dhe sinjalistika provizoreNuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kombëtare.
Rreshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjeljë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Vlorë. Shiu ka sjellë përmbytje në shumë zona të Bulqizës, ndërsa si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korccë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit. Prej ditësh moti ka qenë i paqëndrueshëm duke sjellë përmbytje, rrëshkitje dherash, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të disa fshatrave.
g.kosovari