Më 5 janar gazeta amerikane “New York Times” publikoi një artikull, ku thuhet se në një botë kaotike prej pandemisë së COVID-19, Kina ka ofruar versionin e saj të lirisë.
Në artikull theksohet që teksa shumë vende po vuajnë tani prej epidemisë, Kina që u godit e para prej saj, është bërë një nga vendet më të sigurta në botë.
Qysh nga fillimi i nëntorit 2020, numri i rasteve ditore të konfirmuara të COVID-19 në ShBA është më i lartë se numri i përgjithshëm i rasteve në Kinë në mbarë vitin 2020. Në Kinë jeta tani i ngjan “gjendjes normale” në botë para epidemisë. Në restorante e lokale ka plot njerëz dhe në dyqanet e mallrave luksoze njerëzit rrinë në radhë të gjata.
Sipas artikullit, kjo epidemi ka ndryshuar perceptimet e shumë njerëzve, duke përfshirë edhe konceptin për lirinë. Në vendet perëndimore, disa njerëz kritikojnë që kinezët nuk kanë liri, por në fakt ata mund të ecin lirisht dhe të kenë një jetë normale. Në një vit me epidemi, shumë njerëz në botë e adhurojnë këtë formë bazë të lirisë.