Një person është arrestuar tre ditë pas aksidentit fatal në Vajkan të Fierit, ku humbi jetën një 50-vjeçar.
Ai është 38-vjeçari me inicialet E. Dh, ndërkohë është ndaluar edhe pasagjeri me inicialet K. M, 22 vjeç, për moskallëzim krimi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 05.01.2021 në vendin e quajtur “Vajkan”, ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi G. Gj.
Pas aksidentit të dy personat u larguan, pa i dhënë as ndihmën e parë 50-vjeçarit.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip Furgon Sprinter Mercedez Benz, që drejtonte 38-vjeçari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.
/a.r