Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli nuk i ka kursyer sulmet ndaj Lulzim Bashës, të cilin e akuzon si një ndër faktorët përse Kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në pushtet.
Në një lidhje direkte për emisionin Opinion, Topalli tregoi se kur ishte ende pjesë e Partisë Demokratike gjatë mandatit të parë qeverisës të Kryeministrit Rama, ishte habitur përse kreu i partisë, duke iu referuar Lulzim Bashës, nuk reagonte kur kishte filluar kultivimin e kanabisit.
“Unë jam kundërshtare politike me Edi Ramën. Ai është tërësisht i paaftë në krye të një qeverisje që i ka kushtuar kosto të madhe vendit. Por kosto vendit nuk i ka kushtuar vetëm keqqeverisja. Unë nuk mund të bëj sikur nuk e di që ka dhe një arsye tjetër që e mban Edi Ramën në pushtet. Unë çuditesha kur kryetari i partisë heshte kur filloi mbjellja e drrgës. Nuk kam qenë vetëm unë. Betejën e ka nisur z.Berisha”.
E pyetur nëse për krijimin e partisë së re është konsultuar me Sali Berishën, Jozefina Topalli e mohoi një gjë të tillë, por pranoi se 4 ditë më parë ka pasur një komunikim me ish-Kryeministrin.
“Para 4 ditësh kontaktova me z.Berisha. Kjo është iniciativë e imja, e pakonsultuar me z.Berisha. Është një vendim që vjen pas një procesi, besoj se vendi ynë ka nevojë për ndryshim, politia ka nevojë për të larguar 3 kryetarët e korruptuar. Të largohen dhe fllon procesi politik brenda forcave të tyre”.
/a.r