Ditën e djeshme SHBA u përfshi nga protesta të dhunshme ku u raportua edhe për katër viktima. Mbështetësit e tij arritën që të sulmonin edhe “Capitol Hill” duke u futur brenda.
Trump ndërkohë nga ana tjetër bënte thirrje në rrjetet sociale se ata nuk do të dorëzoheshin dhe nuk do ti pranonin zgjedhjet.
Marc Zuckenberg në një deklaratë u shpreh se Trump do të bllokohej në “Facebook” për 2 javë dhe ndoshta edhe për më shumë.
Ndërkohë bëhet me dije se edhe platformat e tjera si Twitter, Instagram, Spotify etj kanë vendosur bllokadë ndaj tij.
Në rrjetet e tjera sociale akoma nuk ka një njoftim se për sa kohë do të vazhdojë bllokada ndaj tij.
/Javanews.al/A.P/