Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në ambientet e Portit të Durrësit, ku një trajner ka aksidentuar për vdekje një 25-vjeçare.
Drejtuesi i mjetit ka qenë shtetasi F.K 39-vjeç, ndërsa viktima bëhet me dije se është shtetasja A.H 25-vjeçe.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.p