Nga Kreshnik Spahiu
Javën e kaluar isha në Shqipëri për të festuar me të afërmit e mi, vitin e ri.
Në një nga restorantet e Tiranës ku po drekoja, takova rastësosht 4 miq dhe mikesha të mia, antarë dhe antare të kryesisë së Partisë Demokratike.
U ula 5 minuta për të ngritur një dollli dhe për ti uruar fitoren. Të katërve i’u iku ftyra dhe ju ngeli gjeli në grykë.
Ç’keni ore? – ju thash: sepse gjykova, që ata menduan se po bëja shaka dhe ironi.
Çfitore zeza – mu përgjigj ajo që është antarja më aktive në media nga drejtuesit e Partisë Demokratike.“Kemi tre muaj që duam ta kontaktojmë Lulin por nuk na hap telefonin. I dërgojmë mesazhe por nuk na pret në takim”
Nuk u çudita aspak.
Kjo është një histori që përsëritet tash e 30 vjet.
Kjo nuk është sjellja e Lul Bashës por e Sali Berishës. Ai izolohej 6 muaj para zgjedhjeve dhe i publikonte listat e deputetve 6 minutat e fundit para skadimit afatit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
E ka pas traditë që ti vras politikisht miqtë e tij, në minutën e fundit me qëllim që mos ju jap kohë atyre: as të shkojnë te kundërshtari, por as të kandidojnë si të pavarur në zgjedhje.
Thjesht i djeg të gjithë minutën e fundit pasi ju ka dhënë besën dhe pasi i ka futur në “familje”
U thash me qetësi tre miqve të mi në Partinë Demokratike: “Mos e fajsoni Lul Bashën, as Besnikun, as Jarin, as Gencin. Ata janë rob kot. Listat i ka Sali Berisha në Gjirin e Lalzit dhe po i konsulton me familjen e tij”.
A ju kujtohet zhurma dhe reklama e para 6 muajve me “Komisionin e Besnikut dhe Gencit”?
Ishin 6000 kandidatë dhe mbetën 1000 emra për deputetë. Që nga ajo ditë pasi “lufta”.
Listat u futën në sirtarin e Saliut, dhe Komisioni “Besnikve” u shpall në kërkim.
Nuk i gjen askusnd. Nuk flasin më për lista dhe konkurencë.
Ndërkohë aleatët kërkojnë lista nga Basha dhe ai shmanget.
Gënjen çdo kënd
Gënjen komisionin
Gënjen aleatët
Gënjen kryesinë
Gënjen kandidatët
Gënjen jo se është mashtrues, por as ai nuk e di kush do jetë lista sepse ja jep Sali Berisha minutën e fundit.
Listat e opozitës nuk i bën as Besniku dhe as Jari, por Berisha dhe Meta.
Ata do ndajnë “tortën” e ushtarve.
Deri atëhere nuk do ketë as mbledhje kryesie dhe as komisioni.
Ndërkohë kryetarët e degve po largohen. Ka plas lufta e hapjes dosjeve si spiuna.
Modeli “Gurakuqi” nuk është i veçuar. Pas dy muajsh do dalin me mijra “Gurakuq”
Ora e shthurjes totale të opozitës po afron.
Duroni dhe dy muaj, dhe do të shikoni.
Ndërkohë Genci, Jari dhe Besniku as familjen e vet nuk do fusin dot në lista.
Ata i duhen Saliut që pas humbjes së 25 Prill, ti përdor si alibi, që fajin e humbjes nuk e kishte Lulzimi i tij në parti por, ish-ministrat e vjetër të Komisionit që do ju humbas “Nami dhe Nishani”