Jozefina Topalli, ish nënkryetare e PD dhe aktualisht drejtuese e Lëvizjes për Ndryshim është shprehur se vendi ka nevojë për liderë të pakorruptuar.
Në një postim në adresën e saj në rrjetin social, Topalli, teksa sulmon Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Edi Ramën, shprehet familjet politike kanë kapur shtetin përmes korrupsionit!
Postimi i plotë i Topallit:
Vendi yne ka nevoje per lider te pa korruptuar!
Vendi yne ka nevoje per vendime te forta kundra korrupsionit dhe varferise. Vendi yne ka nevoje per nje qeverisje te mire.
Levizja per ndryshim synon zevendesimin qeverisjes se keqe me nje qeverisje te paster, pa korrupsion. Prandaj ajo eshte kundra 3 kryetareve te korruptuar!
Kostoja e korrupsionit eshte e gjithanshme. Ai dobeson demokracine, rrit pabarazine sociale, ka nje impakt negativ ne investime dhe ne rritjen ekonomike.
Korrupsioni çon ne ate qe quhet kapja e shtetit nga pak familje qe jane te lidhura mire me njera tjetren.
Kjo rrit papunesine dhe varferine.
Kjo ka ndodhur ne vendin tone dhe eshte shkaku kryesor qe te rinjte nuk gjejne pune dhe per kete arsye ikin nga vendi i tyre.
Mungesa e mundësive për punësim ishte shqetësimi më i madh për 30% të të anketuarve në Shqipëri nga Eurobarometri , ndërsa 66% e qytetarëve e kanë vlerësuar mungesën e vendeve të punës si pengesën më të madhe për sigurimin e një pune.
Duke pasur parasysh këto sfida shumë shqiptarë të rinj dhe të kualifikuar vazhduan të drejtohen në emigracion, referon Banka Botërore.
Banka vë në dukje se, pandemia Covid 19 e ka goditur më tej tregun e punës.
Eshte koha per ndryshim!
Eshte imperative zevendesimi i politikes se korruptuar te tre kryetareve me politiken e shpreses !
/a.r