Presidenti turk Erdogan ka ndarë pamjet nga ceremonia e organizuar për të pritur Edi Ramën në Ankara. Eskorta e kryeministrit shqiptar është shoqëruar nga kalorësia teksa nuk kane munguar edhe nderimet ushtarake.
Ndërkohë, Rama ka përshëndetur edhe në turqisht palën pritëse.
Pamjet e mëposhtme janë ndarë nga vetë presidenti turk në Facebook e tij, teksa kanë marrë së paku 152 mijë shikime.
/a.r