Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të pajisen me kartën e identitetit. Sipas saj, kartat e reja biometrike janë thelbësore sa i përket reformës zgjedhore dhe në të njëjtën kohë vetëm në këtë mënyrë qytetarët mund të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin kartat e reja të identiteti në mënyrë që të marrin shërbimet dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit. Lëshimi i kartave të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5 Qershorit mbi reformën elektorale. Ju lutem mos prisni derisa të jetë shumë vonë. Merrni kartën e re të identitetit *tani* në mënyrë që të votoni më 25 Prill”, shkruan Kim.
/a.r