Ministri i Turizmit, Blendi Klosi përshëndeti vendimin e Nasip Naços për tu bashkuar me PS. Në krah të ish-ministrit të LSI, Blendi Klosi tha për gazetarët se Partia Socialiste do ta arrijë objektivin e saj që në Berat të fitojë 5 mandate.
“Për Beratin kjo është një datë e shënuar. Bashkë me mesazhin për një ditë të bukur për Beratin, edhe mikpritja e kolegëve tanë, të cilët mbështesin Ramën kryeministër dhe fitoren e PS në 25 prill është e mirëpritur.
Berati turistik duhet të rivotojë PS. Me afrimin e kolegëve të çmuar si Nasip Naçon ne do arrijmë objektivin për 5 mandate në Berat.
E rëndësishme është që PS të vazhdojë projektet në Berat”, tha Klosi.
g.kosovari