Bhakti Marga është një tjetër “fe” e re ku po besojnë shqiptarët.
Guruja indian, Parama-hamsa Vishe-uanda është babai i ri shpirtëror, i cili ka gjetur jo pak besimtarë në Shqipëri.
Ai e quan veten një “udhëheqës plotësisht të ndriçuar”.
Nën petkun e yogës dhe mendimit transhdental, ndonëse në vendin tonë nuk e përcakton statusin, në vendet e tjera e ka të deklaruar natyrën fetare:
“Ne duhet të bëhemi bijtë dhe bijat e Zotit, kështu ne mund të ngrihemi nga njerëzorja drejt natyrës Hyjnore.
Kur ne bëhemi e Vërteta, kur ne bëheni Drita vetë, ne mund të arrijmë Babain; ne mund të ngrihemi së brendshmi, kështu pastërtia e Babait mund të lartësohet dhe të rrezatojë përmes nesh”.
Në vendin tonë, ngjarja mori përmasa shqetësuese, kur guruja indian mbërriti në aeroport dhe një grup ndjekësish u shfaqën teksa i puthnin këmbët.
Një figurë shumë e kontestuar në mendiat e huaja, guruja indian herë cilësohet si delirant që thotë se është i dërguar i Zotit dhe herë si një mashtrues i klasit të lartë, që u vjedh paratë “besimtarëve” të zgjedhur nga shtresat e pasura të vendeve ku udhëton.
Në Shqipëri ndonëse ka një faqe zyrtare në rrjetet sociale dhe një adresë, nuk gjen dot një derë ku të trokasësh për të mësuar më shumë rreth këtij besimi.
Në rrjetet sociale ai mban takime të shumta me ndjekësit e tij e po ashtu u jep mundësinë atyre që të mund të marrin bekime on-line.