KOSOVA
Mediat kosovare kanë publikuar një video të marrë nga kamerat e sigurisë që tregon shpërthimin e bombulës së gazit në restorantin në Ferizaj.
Nga pamjet dallohet qartë se si në pak sekonda shpërthimi i fuqishëm shkatërron thuajse gjithë pjesën e brendshme të lokalit.
Nga ana tjetër deri më tani nuk ka viktima nga ky shpërthim, por një bilanc të rëndë prej 42 të plagosurish në total, ndërsa 14 po trajtohen në Prishtinë.