Vazhdon misteri i zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare Artemis Vassilis, gjurmët e të cilës humbën më 16 tetor 2020.
Rasti i një kufome të seksit femër që u gjet para disa ditësh copëtuar në një valixhe, e cila përfundimisht rezultoi se i përkiste një gruaje 38-vjeçare kineze, kishte alarmuar familjen e 19-vjeçares shqiptare.
Së fundmi, Anastasios Dougas, avokati i familjes, thotë për protothema.gr se ka informacione që vajza 19 vjeçare është duke u mbajtur kundër vullnetit të saj nga dy burra.
Ai madje nuk përjashton mundësinë që këta burra të kenë bërë ndryshime në pamjen e saj me qëllim që të mos njihet.
“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, deshmitare e kanë parë vajzen në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur një paruke, nuk e di. Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di diçka, të flasë edhe në mënyrë anonime”, tha Dougas.
g.kosovari