Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje.
Një drejtues mjeti në gjendje të dehur është përplasur me shtyllën e tensionit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit.
Për shkak të këtij aksident, unaza e qytetit është përshkuar nga një trafik i rënduar.
Drejtuesi i automjetit po udhëtonte vetëm në momentin e aksidentit.
Për fat të mirë ai ka marrë vetëm plagë të lehta.
Automjeti raportohet se ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja e fortë./a.p