Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka publikuar një informacion lidhur me një projekt mbi promovimin e turizmit dhe magjive natyrore të vendeve të Ballkanit.
Postimi i Majlinda Bregut:
RCC ka një syth bukurie me përmbajtje më kokëfortë se çdo formë e agjendave tona.
Është projekti për promovimin e turizmit dhe magjive natyrore të vendeve tona, që Zoti i ka shpalosur me qartësi.
Ka po aq: dhimbje; flakërima emocionesh që ngrihen si dallgë, thyhen, shkumëzojnë, zmbrapsen.
Apo mu në mes të dimrit ia behin ditë me diell të shndritshëm e ujra të kulluar me një bukuri hijerëndë, të gjitha aty si pjesë e kaosit tonë të përditshëm.
Duhet të kesh kaosin brenda që t’i japësh jetë një ylli që kërcen -thoshte Niçe!
Dhe ne u tunduam të shohim tokën, ditën, natën, hapësirën, rrugën, ëndrrën, dashurinë, dhimbjen, vetminë, miqësinë, rebelimin, mbijetesën, përmes Yje-ve që nisën jetën në këtë kaosin tonë Ballkanik./a.p