Lideri i opozitës Lulzim Basha, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” bën me dije se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet gjatë qeverisjes së tij.
Po ashtu ai thekson se Partia Demokratike është alternativa që i duhet vendit, ndërsa shton gjysma e familjeve jetojnë në varfëri dhe se Shqipëria do të përballet me krizë urie nëse kjo situatë nuk ndalet.
“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet e përditshme dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim një shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.
g.kosovari