Rama tregon transformimin e Vlorës, investime nga Parku i Shtëpisë së Pavarësisë te Porti Turistik

Kryeministri Rama inspektoi pasditen e së dielës punimet që po kryhet për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit, ku do të nisë së shpejti ndërtimi i Portit të ri Turistik në vend të portit të vjetër.

“Vazhdon puna për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit, ku do të nisë së shpejti ndërtimi i Portit të ri Turistik në vend të portit të vjetër dhe paralelisht me portin turistik, do të ndërtohet edhe Porti i ri i Mallrave tek porti, së bashku me Portin e ri të Peshkatarëve. Këto investime në zemër të Vlorës jo vetëm do të ndryshojnë përfundimisht pamjen e saj, po do të rrisin ndjeshëm edhe fuqinë ekonomike të jugut bregdetar”, tha Rama.

I shoqëruar nga deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Rama u shpreh se “edhe njerëzit vetë do të bien rehat sepse kjo zonë do të duket shumë normale, nuk do të rrinë më këto katrahurat këtu ndërkohë që, Porti do të ndryshojë komplet, përfundimisht jo fytyrën por edhe energjinë ekonomike të Vlorës”.

“Edhe porti i ri i mallrave bashkë me peshkatarët e atij porti, zgjidh problemin dhe tmerrin e peshkatarëve që nuk dinë ku shkojnë dhe nuk ka asnjë kusht atje. Do të jetë me kushte optimale. Pjesa tjetër kompenson të gjithë nevojën për mallra dhe për pasagjerë”, tha Rama.

“Pjesa e lokaleve që janë pa letra, duhen çmontuar që nesër. Kaluan edhe Vitin e Ri, mbaruan tani”, shtoi Rama.

Për ndërtesat pranë plazhit, kryeministri u shpreh se, “kjo procedurë duhet bërë me ritëm. Pjesa më e madhe janë pa leje, megjithatë u duhet dhënë mundësia që të mos humbasin investimin që kanë bërë ama të mos mbajnë peng investimin që po bëjmë ne”.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Vlorës tha se “ajo që dua të ndaj me ju është që problematika e strehimit është zgjidhur me një vendim të bashkisë së Vlorës, për të gjitha familjet që kanë pasur probleme të dokumentacionit të pronësisë, të pamundësisë për t’u pajisur me dokumente të tjera, janë garantuar që do t’i paguhet qiraja nga bashkia e Vlorës nga vlera 100-130 mijë lekë të vjetra. Ky është trendi mesatar i çdo shtëpie, qoftë edhe në Lungomare të Vlorës. Ndërkohë që pavarësisht që duket sikur ky është një investim i shkurtër, është një rrugë 24 metra e gjerë që do të bëjë në fund fare, realitet ëndrrën e shumë brezave, rrugën Transballkanike. Diskutohej pafund që rruga Transballkanike e madhe që do të lidhte Portin e Vlorës me të gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë, por është bërë realitet falë investimit të parë nga autostrada deri në hyrje të qytetit të Vlorës dhe zonën e portit ku do të mbërrijë rruga Transballkanike. Falë disa ndryshimeve të projektit do të kemi disa hapësira, mundësi parkimi të shtuara në drejtim të zonës së portit dhe me shpresën e mirë që ndryshimi i zonës së portit në drejtim të një porti turistik, të një porti jahtesh do t’i japi në vazhdimësi, një frymë kësaj zone”.

“Kjo ishte një gërmadhë e gjitha dhe tanimë vjen më në fund një investim që lidh portin e Vlorës me transballkaniken dhe pjesën tjetër që nuk u realizua kurrë. Është një nga vendimet më të drejta që do t’i japi një frymëmarrje turizmit dhe një standard të ri nga ato që e kanë vendet më të zhvilluara”, përfundoi Leli.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com