“Është si një film, realisht nuk mund ta përshkruaj”, thotë Xhuljan Hamitaj biznemesmi shqiptaro-kroat, teksa mundohet të përshkruajë momentet e tmerrit pas tërmetit 6.3 ballë që goditi Kroacinë ditën e djeshme.
Xhuljan Hamitaj: Unë gjendesha në zyrën time, tek kjo ndërtesa këtu mbrapa, në afërsi të qëndrës së Zagrebit. Është një nga ndërtesat më të sigurta e cila mund ta përballojë edhe një tërmet 9-ballësh, në bazë të të të dhënave. Është si një film, realisht nuk mund ta përshkruaj. “
E ndërkohë situata bëhej edhe më e vështirë për shkak të rënies së linjave telefonike dhe internetit dhe pamundësisë për t’u lidhur me të dashurit e tyre.
Hamitaj rrëfen se situata në vend është tejet e tensinuar dhe njerëzit e kanë të vështirë të tregojnë sesi ndihen.
Xhuljan Hamitaj: Gjendja në Kroaci është tejet e tensionuar, duke filluar nga ora 6 e mëngjesit të sotëm janë ndjerë të paktën 20 lëkundje të magnitudave të ndryshme. Njerëzit janë tej mase të tensionuar edhe unë vetë personalisht. Është një gjendje ku nuk dihet nëse jemi të sigurtë apo jo? Është një situatë e cila po ndodh prej një viti dhe vazhdon të ndodhë. Njerëzit janë të pasigurtë dhe askund nuk mund të shikosh ndjesinë se po ofron periudha e ndërrimit të viteve. Shumë gjendje e tensionuar për momentin.
I pyetur për shqiptarët në Kroaci, Hamitaj rrëfen se për momentin asnjë shqiptar nuk rezulton i lënduar.
Xhuljan Hamitaj: Kemi bërë një evidencë, një thirrje për evidencë, sepse unë jam akstiv në komunitetin shqiptar në Kroaci. Falë zotit nuk ka të evidentuar ndonjë shqiptar të lënduar ose që ka nevojë për ndihmë.
E ndërsa Petrinja qyteti 150 vjeçar tashmë nën rrënoja, përballet me një numër të madh të të zhdukurish dhe të pastrehësh.
Xhuljan Hamitaj: Qyteti është dëmtuar rëndë, pothuajse qëndra e qytetit është rrafshuar me tokën dhe mund ta imagjinoini vetë se cilat janë pasojat. Të paktën 7 ose 8 persona kanë humbur jetën ndërkohë kërkimet vazhdojnë ende. Përveç viktimave banorët e atij qytetin nuk kanë ku të jetojnë, praktikisht e gjithë qëndra është e pabanueshme, siç e tha edhe kryeministri Plenkoviç dje.
Por edhe pse të shokuar, të frikësuar edhe vetë ata nuk kanë hezituar të shkojnë në ndihmë të atyre që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ta.
Xhuljan Hamitaj: Unë dhe disa shokë të mi kemi filluar të mbledhim ndihma. Pothuajse gjithë Kroacia, jo vetëm shokët e mi po mundohen të mbledhin rroba, ushqime, gjëra të nevojshme për qytetarët e pastrehë. Edhe nesër mbrëmjen e viti të ri do ta kalojmë në Petrinjë, qytetin afër Zagrebit, sepse ai qytet me të vërtet është sheshuar me tokën. Ka pasur jashtëzakonisht shumë, kanë filluar grumbullimet dhe ekspeditat. Njerëzit janë treguar shumë solidar, kanë ndihmuar shumë.
Megjithatë ndihma nga jashtë për të përballuar krizën e vështirë është kusht.
Ndihma nga jashtë na bën të kuptojmë se në momente të tilla ne nuk jemi vetëm, në këto çaste të pasigurta.
Dhe pikërisht këtë gjë e tregoi edhe komisioneri i BE për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič gjatë vizitës së tij në Kroaci.
– Mesazhi im është, ju nuk jeni vetëm. Jo vetëm e gjithë Kroacia është me ju, por i gjithë Bashkimi Evropian. Në më pak se 24 orë pas tërmetit, 14 vende plus Turqia kanë ofruar ndihmë. Kjo është provë se ju nuk jeni vetëm dhe se solidariteti i Bashkimit Evropian është aktiv dhe ekziston” tha Lenarčič.
E ndërkohë shumë kanë marrë rrugët pa e ditur se për ku janë nisur, në kërkim të një strehe të sigurte ku mund të kalojnë natën./a.p