Reshjet e dendura të shiut janë shtrirë në pothuajse të gjithë Shqipërinë. Edhe në Tiranë reshjet vijojnë, ku nuk kanë munguar edhe problemet në qarkullim.
Si pasojë e shikueshmërisë së dobët për shkak të reshjeve të mëdha, në autostradën Tiranë-Durrës, në hyrje të kryeqytetit janë krijuar radhë të mëdha trafiku. Qarkullimi po bëhet me shpejtësi të ulët.
Fatmirësisht deri tani nuk është raportuar për aksidente, pas riskut të shtuar për shkak të lagështirës në rrugë./a.p