Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë të sapodiplomuar, të cilët kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune.
Në takimin me kryetarin e opozitës, studentët u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar Universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune në fushën ku ata kanë studiuar.
Basha tha se ndryshimi është në dorën e të rinjve dhe do të ketë fytyrën e të rinjve.
“25 prilli do t’i japë shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve një qeveri që kujdeset për vendin dhe që do të ofrojë mundësi të bollshme për të ardhmen e vendit, që janë të rinjtë. Zgjidhja nuk vjen duke u larguar nga problemi, por duke larguar problemin . Për këtë nevojitet bashkim i të gjithë shqiptarëve dhe të rinjve. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike“, -u shpreh Kryetari Basha.
“Misioni kryesor i imi nesër është t’ju hap rrugën. Mjafton ti hapim rrugën brezit të ri dhe Shqipëria do të jetë në duar të sigurta. Çdo masë që nga subvencionimi I tarifave, që nga praktikat e paguara, reforma e vërtetë arsimore, zhvillimi I tregut të punës, mbështetja e sipërmarrjes rinore ka një dhe vetëm një qëllim: Të fuqizojë rininë. Ndryshimi në Shqipëri gjithmonë ka patur fytyrën, vulën dhe energjinë e rinisë, edhe ndryshimi I 2021 do të jetë I vërtetë, do të jetë I qëndrueshëm dhe do të jetë I pa-rikthyeshëm në momentin që qeveria e ardhshme bën detyrën e parë dhe kryesore karshi rinisë dhe karshi kombit: Tju hapë rrugën ju!
Ndryshimi është në duart tona. Ndryshimi nuk vjen duke ikur nga problem, ndryshimi vjen duke larguar problemin. Këtij vendi nuk i mungon asgjë që si hap të parë të krijojnë në farë normaliteti si vendet e tjera të rajonit dhe pastaj të shkojë edhe më tej. Ndryshimi është plotësisht i mundur. Nuk ka pse të jetë kështu kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet, kur kemi një qeveri që punon dhe jo vetëm flet, një kryeministër që punon dhe jo vetëm flet, atëherë gjërat do të përmirësohen do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme për të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë. Por kjo në kërkon në radhë të parë që të gjithë të vetëdijësohemi se problem nuk zgjidhet duke ikur nga problem, por duke e larguar problemin. Dhe këtu kemi një konsensus shumë të madh kombëtar. Po e them edhe njëherë, shumë më të madh sesa bindjet politike që mund të këtë secili prej jush. Ka një konsensus i cili bashkon njerëzit e bindjeve të kundërta politike që kështu nuk mund të vazhdohet më. Mjaft është mjaft. Kupa është mbushur. Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë dhe 25 prilli është dita që këtë konsensus ta kthejmë në vendimmarrje me votë. Vendimmarrja kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë. O do të vazhdojmë kështu o do të ndryshojmë. i vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike, është opozita.”
g.kosovari