QSUT ka shkarkuar nga detyra mjekun Ilir Allkja me motivacionin, për shkak të shkeljes së Kodit Etik të punonjësve dhe Kodit të Punës.
Ky i fundit, ka komentuar disa herë në publik pandeminë Covid 19 në Shqipëri.
Sipas një njoftimi të QSUT, reagimet dhe deklaratat e shumta të mjekut Allkja në media, ndikojnë në dezinformimin e publikut.
Ai është prej vitesh mjek i Urgjencës Mjekësore, Paraspitalore në QSUT.
/a.r