Moti i keq dhe era e fortë e ditës së sotme, që vijon të jetë prezente në Gjirin e Durrësit nuk ka kursyer as statujën e Redonit.
Statuja e cila gjendet pranë shëtitores Taulantia është rrëzuar, siç shihet edhe në foto.
Statuja e Redonit, Perëndisë Ilire të Deteve dhe Ujërave, vepër e skulptorit Ilirjan Xhixha, ishte vendosur në një nga sheshet kryesore të bregdetit të Adriatikut, në Durrës, si një simbol i fuqisë dhe përkatësisë pellazgo-ilire.
Statuja e perëndisë Redon, e njohur më vonë dhe me emrin Rodon, u rrëzua nga era gjatë mesditës së sotme.
/a.r