Ish-ministri i Drejtësisë i LSI-së, Ylli Manjani e ka lëshuar gojën mengjesin e sotëm ndaj shefes së ONM-së dhe ambasadores Yuri Kim.
Kjo deklaratë e Manjanit ka ardhur pas reagimit të tyre për zgjedhjen e anëtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese, të cilën e konsideruan si një sukses për Shqipërinë.
Manjani shkruan se kjo është ekspertiza më e keqe e mundshme që Shqipëria ka marrë ndonjëherë nga perëndimi!
Postimi i Manjanit:
Besoj nuk ka më ndonjë peshk të besojë në paanësinë dhe profesionalizmin e ONM në Shqipëri.
Trimat e Callaveres po shijojnë rininë e vonë tani në pension.
Daci plak do dhe mish t’njomë.
Phizer, në këto mosha, nuk është shumë i njohur për vaksinën…
Shumë shumë të fala Callaveres, Kim, Gigit dhe të gjithë të tjerët që na çanë trapin me shpikje dhe me kësi palaço ekspertë.
Është ekspertiza më e keqe e mundshme që Shqipëria ka marrë ndonjëherë nga perëndimi!
Të paktën të qepin haletë se na e shpifën!
g.kosovari