Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i të riut i cili mashtroi duke marrë 36 paga lufte. Sipas Report Tv, 32-vjeçari Denis Trungu, i cili u arrestua pasi kishte përfituar 155 mln lekë nëpërmjet mashtrimeve me llogaritë bankare gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, kishte përgatitur një skemë të mirëfilltë përfitimi.
Burime nga Policia bëjnë me dije se Trungu kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakëronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës.
32-vjeçari pas hakërimit ka kaluar 36 transaksione në vetëm një llogari bankare në emrin e tij, gjë që ka sjell dyshime. Pas analizimit të llogarisë dhe hetimeve të policisë është arritur të konfirmohet skema që ka përdorur.
Ndërsa personi që po shikoni në foto është Denis Trungu, 32-vjeçari që u vu sot në prangapasi akuzohet se ka përfituar mbi 150 milionë lekë përmes trukeve dhe mashtrimeve në llogaritë bankare. Trungu akuzohet tashmë për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Ai kishte hapur llogaritë bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, në një bankë të nivelit të dytë dhe arriti të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë.