Lajmi se këngëtari Shpat Kasapi është kapur me kokainë ka qarkulluar me shpejtësi në media.
Mirëpo menaxherja e këngëtarit, Adelina Qollako, e ka mohuar këtë lajm. Ajo ka thënë se raportimet janë të pavërteta.
“Shpati s’është i arrestuar. Ai ka lëvizje të lirë dhe ndaj tij nuk ka asnjë bazë ligjore. Lajmi është propagandë, tentativë për njollosjen e reputacionit të tij” ka thënë Qollako për Indeksonlinen.
/a.r