Në ndryshim nga një muaj më parë, situata tek Infektivi edhe sot vijon të jetë e qetë. Sipas abcnews, deri më tani, në këtë shërbim janë paraqitur vetëm dy autoambulanca, të cilat kanë sjellë pacientë për shtrim.
Rënia, siç raporton gazetarja vjen edhe si pasojë e shtimit të rasteve në spitalet rajonale. Shumë prej pacientëve që ndodhen në rrethe tashmë shtrohen në këto spitale.
Po ashtu, mësohet se ka rënë edhe numri i personave që janë në gjendje të rënduar ndërsa mjeku i familjes ka marrë në dorëzim situatën.
Në baze të shifrave zyrtare, vihet re një ulje e shtrimeve në spitale.
g.kosovari