Programi i imunizimit masiv kundër koronavirusit ka nisur në të gjithë Europën në atë që është cilësuar si Dita V, ose Dita e Fitores. Në Romë, imunizimi nisi nga stafi mjekësor I spitalit Spallanzani, pjesëtarëve të të cilit iu administrua vaksina e Pfizer-BioNTech.
Infermierja Claudia Alivernini, e para që e bëri vaksinën, e përshkroi këtë si një moment përgjegjshmërie. Si një nga personat në frontit e pare të betejës kundër sëmundjes, Claudia I ka parë nga afër pasojat e vërteta të saj.
“U vaksinova sot me një ndjenjë të thellë krenarie dhe përgjegjësie, një gjest I vogël por thelbësor për të gjithë ne. sot jam këtu si qytetarë, por mbi të gjitha si infermiere që përfaqëson fushën e saj dhe personelin shëndetësor që ka zgjedhur të besojë te shkenca. I kam prekur gjërat nga afër, e kam parë me sytë e mi se cfarë ndodh në luftën kundër virusit, kemi qenë në vijën e parë të frontit që prej fillimit të kësaj emergjence. Por sot e dimë se kjo është një ditë vendimtare: shkenca dhe mjekësia janë rruga e vetme, së bashku me ndjenjën tonë individuale të qytetarisë e cila do të na lejojë të dalim nga luftë ngadhënjimtarë. Jua them me gjithë zemër;të vaksinohemi për veten, për njerëzit që duam dhe për komuitetin.”
Sllovakia I administroi gjithashtu dozat e parë të vaksinës së Pfizer-BioNTech.
“Nëse më shumë se 70% e njerëzve vaksinohen, atëherë them se nuk do të na duhet të shqetësohemi për pushimet këtë verë.”
Në Republikën Çeke, kryeministri Andrej Babis ishte i pari që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në një spital ushtarak në Pragë. “Vaksina, e cila mbërriti nga Bashkimi Evropian dje, është një shpresë, një shpresë se do të kthehemi në jetën normale”, tha ai. Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, dhe ministri i Shëndetësisë i Bullgarisë, Kostadin Angelov, ishin po ashtu në mesin e politikanëve të parë që u vaksinuan, në përpjekje për të rritur besimin në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. fushata e imunizimit nisi mes te tjerash edhe ne Soanje, France, Gjermani e Suedi. Sipas një sondazhi, shumica e qytetarëve në Gjermani dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, megjithatë mbi gjysma e pjesëmarrësve në anketim u shprehën të shqetësuar për efektet anësore.