Selvio 23 vjeç është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ku i ka kërkuar nënës së tij Violetës të martohet me babain e tij sepse nuk i pelqen që ata të bashkëjetojnë. Prindërit nuk kanë bërë celebrin dhe gjithë jetën kanë bashkëjetuar dhe kjo gjë e shqetëson Selvion.
Nëna e tij shprehet se ka probleme me vëllezërit dhe motrat e saj pronat. Para se të vdiste babai i saj në ’95 ia la shtëpinë asaj dhe gjysmën e truallit, njërit prej djemve.
Pas 27 vitesh motrat dhe vëllezërit ngrihen për të kërkuar pjesën që i takon në këtë shtëpi dhe Violeta dëshiron të zgjidhë këto probleme me motrat e vëllezërit e më pas të martohet me bashkëshortin sepse nuk do që burrin dhe djalin t’i ngatërrojë në këtë çështje.
Selvio: Po lufton për një pronë që unë që i vogël jam i shantazhuar nga daja im, i presionuar duke thënë mamanë do ta fus në burg sepse ajo më ka vjedhur pronën, mua ajo do më dëmshpërblejë me 500 milion lekë.
Ardit Gjebrea: Dhe i dëgjon ti këto?
Selvio: Po unë.
Ardit Gjebrea: Po ti ç’punë ke?
Selvio: Si mund të marrësh një fëmijë në 13-vjeçar dhe t’ja thuash këto? Ai i thotë mamit unë jam ligji, unë jam shteti, unë kam lekun, unë kam miqësinë, unë të vras, unë i vë minat kësaj shtëpie, unë bëj çfarë të dua.
Ardit Gjebrea: Kush rri në këtë shtëpi?
Selvio: Unë, mami dhe babi. Tani e kupton pse unë dua që babai të jetë me letra me mamin?
Ardit Gjebrea: Jo.
Selvio: Sepse është akoma edhe më e mbrojtur. Është më e thellë sepse edhe gjërat që mua më janë thënë është turp që edhe këtu të thuhen dhe mbi të gjitha që unë t’ja mbushja mendjen mamit që ajo të bënte çfarë të donte ai dhe thoshte ti mos u thuaj mamit që të thashë unë. Ose thoshte, nëse mami nuk ma bën mua, ti ik nga shtëpia dhe hajde se të mbaj unë.
Violeta: Ardit unë nuk i di këto gjëra, fëmija vjen këtu dhe mi thotë.
Ardit Gjebrea: Babai e di këtë gjë?
Selvio: Po babai ka qenë bashkëvuajtës me mua edhe për pjesën e martesës, por edhe për këto që kanë ndodhur.