Lajm tepër i hidhur për sportin shqiptar. U nda nga jeta në moshë fare të re notari 24-vjeçar, Klavio Meça. Lajmin e njoftoi KOKSH nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Mësohet se Meça ka pësuar arrest kardiak. Ndër arritjet më më të rëmdësishe të djaloshit premtues është rekord i ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën 4’04”03.
Njoftimi i KOKSH-it
“Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar, Klavio Meça, në moshën 24-vjeçare. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…
Kujtojmë që notari Klavio Meça, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive.
KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…!”/a.p