Presidentja e Greqisë, Catherine Sakellaropoulou dhe kryeministri Mitsotakis kanë bërë vaksinën ndaj COVID-19 në Athinë.
Presidentja e bëri rreth orës 14:00 me orën lokale kurse Mitsotakis 30 minuta më vonë, në spitale të ndryshime. Ky i fundit i uroi infermierëve një fillim të mbarë të procesit të vaksinimit kurse tha se nuk përjetoi dhimbje gjatë vaksinimit.
Greqia si gjithë vendet e tjera të BE sot ka filluar zyrtarisht vaksinimin ndaj COVID-19, dhe Presidentja me Kryeministrin ishin ndër të parët që e bënë.