Të burgosurit shqiptarë festojnë Krrishtlindjen në burgjet greke nën tingujt e muzikës së Notis Sfakiankis.
Një video nga burgu Koridhalos ka bërë xhiron e rrjetit gjatë orëve të fundit. Në të dallohen qartë një grup i madh të dënuarish Që injorojnë rregullat anti covid,dhe në grup të festojnë duke kërcyer.
Disa prej tyre mbajnë celularë në duar,dhe filmojnë një të denuar shqiptar,i cili kërcen nën tingujt e muzikës së këngëtarit egocentrik grek Sfakianakis.
Në video dëgjohen biseda në gjuhën shqipe, ndërsa të dënuarit i kërkojnë njëri tjetrit të futen në valle dhe të kërcejnë vallen e famshme greke “Zebeqiko”.
Publikimi i videos në rrjetet sociale ka detyruar autoritetet greke të hapin një hetim,jo për shkak të atmosferës festive dhe kushteve tashmë të përmirësuara të jetesës në këto burgje sipas ministrisë greke të drejtësisë,por për mënyrën sesi janë futur celularët dhe pijet alkoolike brenda mureve të burgut.
Autoritet kanë paralajmëruar hetim administrativ edhe ndaj gardianëve dhe shefit të sigurisë,të cilët akuzohen për shkelje te rregullores.
Ndërkohë në rrjetet sociale kanë nisur debatet lidhur me pamjet,ku përveç sarkazmës që shoqëron komentet lidhur me kushtet e burgjeve greke në kushtet e pandemisë, komentuesit thonë se ato tashmë ato janë kthyer në pista kërcimi dhe argëtimi,ndërkohë që qytetarëve jashtë tyre iu ndalua të festojnë krishtlindjet në takime familjare prej jo më shumë se 9 persona për shkak të masave anti-covid.